Një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar në territorin e Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se i mituri dyshohet se është abuzuar përmes rrjeteve sociale dhe shtoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.”


