Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dukagjin Nikolla esktradohet në Kosovë, i shumëkërkuari nga FBI që dyshohet se u përfshi në vrasjen në Bon Vivant

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 20:38
lajmi i fundit

I shumëkërkuari nga FBI që dyshohet se u përfshi në vrasjen në Bon Vivant, Dukagjin Nikolla është esktraduar në Kosovë.

Kështu merr vesh GAZETADEMOS eksluzivisht nga burimet e veta.

Burimet kanë bërë me dije se i njejti momentalisht ndodhet tek Krimet e Rënda ku po intervistohet nga Policia e Kosovës.

Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.

“Duka”, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht të vitit 2023,  për rastin në Bon Vivant. Ai dyshohet se është ndër personat kyç që u përfshinë në përleshjen me armë në lokalin në mes të Prishtinës.

Ai po kërkohej për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Gjatë këtij incidenti mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, si dhe u plagosën e lënduan 20 persona tjerë.

Duka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tashmë të arrestuarin, Andi Pajaziti.

Përveç dyshimit se ishte përfshirë në ngjarjen nw Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rezulton një prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

dyshohetvivantdukagjin

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”
  • 20:01Istogu i pret ÇLIRIMTARËT, “Ora e Pritjes” vendoset në këtë komunë
  • 19:4728 vjet nga rënia e Përparim Krasniqit, Gani Nuha rrëfen kujtimet e fundit me heroin: Më ka marrë malli për Ty, Heroi jem
  • 19:39Mustafa: Kush frikësohet nga zgjedhjet të rirreshtohet, diaspora të mos imponojë diktaturë
  • 19:39Çitaku: Kurti po dëshiron kaos dhe nënshtrim të opozitës, PDK-ja nuk shantazhohet