Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lajçak: S’ka normalizim pa u bë Asociacioni – palët janë të përkushtuara për të gjetur zgjidhje për dinarin

    20/04/2024 15:58
    Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nëse nuk ka progres në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kështu ka thënë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke shtuar se Kosova dhe Serbia janë në rrugën e tyre evropiane dhe e dinë se cilat janë obligimet e tyre.

    “Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Gjithashtu, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për përparimin në rrugën evropiane. Unioni ka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme dypalëshe të pazgjidhura”, tha Lajçaku për “Kosovo Online”.

    I pyetur nëse ka ndonjë përparim në çështjen e Asociacionit, ai u përgjigj se “për momentin nuk ka përparim” dhe se mund të përsërisë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.

    “Parimi i përgjithshëm i ‘Pacta sunt servanda’ – parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar me kontratë dhe janë përgjegjës për përmbushja e atyre obligimeve – vlen për të dyja palët”, theksoi Lajçak.

    Sa i përket negociatave për çështjen e dinarit, ai ka treguar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë dhe se çështjet që janë më shumë teknike sesa politike janë mjaft të vështira për t’u zgjidhur.

    “Por vlerësoj që të dyja palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi takuar pesë herë në gjashtë javët e fundit, do të takohemi sërish javën e ardhshme. Njëra palë dhe tjetra po marrin pjesë në kërkimin e zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Lajaçaku

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Bislimi takohet sot me Lajçakun

    Të Fundit

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.