Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lajçak paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në shtator

    28/08/2023 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij Forumin e Bledit është takuar edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Kur njoftoi për takimin, Lajçak ka paralajmëruar një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet në shtator, transmeton Reporteri.net.

    Siç bëri të ditur emisari Lajçak, ky takim do të fokusohet te normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për de-eskalimin e situatës në Veri.

    ”Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës  të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Had an important meeting with PM @albinkurti today in Bled. Our primary topic of discussion were the preparations of the next High-level Meeting of the Dialogue in September with the focus on normalisation of relations and the implementation of the 🇪🇺 statement of 3 June. pic.twitter.com/D1hiwteDYr

    — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023

    Mundësitë për takim të Nivelit të Lartë i ka vokalizuar edhe Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media.

    “Me Lajçakun Kryeministri diskutoi edhe për mundësitë për një takim të radhës të nivelit të lartë në Bruksel gjatë shtatorit”, thuhet në komunikatë.

    Qeveria dha edhe detaje tjera nga biseda.

    “Në lidhje me situatën në katër komunat në veri të Kosovës, Kryeministri kujtoi që tashmë kemi një situate të de-eskaluar e cila nuk duhet të ri-eskalohet. Kosova tashmë është duke punuar në legjislacionin dytësor për zgjedhjet e hershme të cilave duhet të ju prij një kampanjë e hapur, pa frikësime dhe shantazhe e pasuar me zgjedhje të lira e demokratike”.

    “Kryeministri tha në dritën e fjalimit të presidentit të Këshillit Evropian për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është e rëndësishme që të ketë avancim drejt normalizimit të plotë me njohje reciproke”.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Të Fundit

    Duke e lagur me ujë në kokë, dalin pamje të rënda: Agon Zejnullahu u fut me pranga në ambulancë – VIDEO

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.