Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lahi Brahimaj: VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe

    18/07/2025 09:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate formuan një koalicion parazgjedhor. Ky koalicion ka siguruar 8 mandate në Kuvendin e Kosovës, me 5 deputetë nga AAK dhe 3 nga Nisma.

    Pavarësisht bashkëpunimit elektoral, marrëdhëniet mes dy partive janë të ndërlikuara. Nga AAK kanë deklaruar se nëse Nisma dhe VV-ja arrijnë marrëveshje, e Limaj propozohet kryeparlamentar nuk do ta votonin.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë kandidimin e Limajt për krye parlamentar nëse ndodh diçka e tillë.

    “E kemi thënë disa herë që në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Fatmir Limajn për kryeparlamentar’’, ka deklaruar Brahimaj për Front Online.

     Lidhur me takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj,  është shprehur skeptik për ndonjë zgjidhje të afërt, duke ironizuar situatën me Burdushin.

    “Se a do të ketë ndikim ky takim, mundemi me e pyet Burdushin. Ndoshta ai ia qëllon, sepse në këto rrethana është shumë vështirë të parashikohet diçka’’, tha ai

    Sipas tij, Vetëvendosje po tenton të hedhë fajin mbi opozitën për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

    Në çdo seancë të mbajtur deri më tani, Brahimaj thotë se janë deputetët e Listës Serbe dhe të Nismës ata që e kanë lëshuar sallën, pas VV-së, duke implikuar kështu se ata kanë marrëveshje dhe se u duhet votimi i fshehtë për të vazhduar

    ‘’Si duket VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe, ata po thonë që opozita po e bllokon procesin por çdo seancë kur po e lëshon sallën , po e lëshon Lista Serbe sallën edhe Nisma, këtyre vetëm ju duhet votimi i fshehtë sepse marrëveshjen e kanë ‘’, deklaroi ai

    Artikuj të ngjashëm

    Papa Leoni XIV bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

    Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

    Tetë vatra aktive me zjarre në Shqipëri, angazhohen ushtria dhe zjarrfikësit

    Të Fundit

    Papa Leoni XIV bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

    Lahi Brahimaj: VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe

    Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

    Tetë vatra aktive me zjarre në Shqipëri, angazhohen ushtria dhe zjarrfikësit

    Tahiri kritikon ashpër Osmanin: Na dha 100 versione për kërcënimet ndaj Kosovës, s’po e dimë kush e ndali Serbinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.