Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të jetë kapiten i kombëtares se Francës.
Sipas raportimit të ‘ESPN’, Didier Deschamps lajmroi skuadrën e Francës të hënën në mbrëmje se Mbappe do të jetë kapiteni i ri i ‘Gjelave’,
24 vjeçari do të jetë kapiten pasi Hugo Lloris u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës 2022 në Katar.
Deschamps pati një diskutim me Mbappe të hënën në ‘Clairefontaine’, qendra stërvitore e ekipit francez. Ai foli edhe me Antoine Griezmann, i cili ishte kandidati tjetër për shiritin.
Mbappe, do të bëhet një nga kapitenët më të rinj të Francës ndonjëherë dhe do të ndjekë hapat e Lloris, i cili mbajti shiritin për 14 vjet, nga 2008 deri në 2022.
Griezmann do të jetë zëvendëskapiten i tij.