Lajme

Kyçet edhe departamenti i paraglajdingut për gjetjen e Alush Kastratit

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se edhe sot ka vazhduar operacionin për gjetjen e personit të zhdukur Alush Kastrati.

“Për të rritur mundësitë e kërkimit, është angazhuar edhe departamenti i paraglajdingut, i cili po kontrollon zonat nga ajri në mbështetje të ekipeve në terren”, thuhet në njoftim.

“Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe me shpresën për ta gjetur sa më shpejt”, përfundon njoftimi krahas pamjeve të publikuara.

Sipas familjes së Alush Kastratit nga fshati Zatriq ai është në kërkim nga data 7 mars.

Familjarët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë familjen dhe t’i ndihmojnë në gjetjen e tij.

Ata shprehen me shpresë që ai të jetë shëndosh e mirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes.

Back to top button