LajmeLife Style

Ky vend evropian merr vendim që të hiqen telefonat në shkolla

Nga viti i ardhshëm shkollor, duke filluar në vjeshtën e 2026, telefonat celularë të nxënësve në të gjitha shkollat në Suedi do të mblidhen dhe do të ruhen deri në fund të ditës.

Rregullat e reja, që do të prekin fëmijët nga 7 deri në 16 vjeç, bëjnë pjesë në një paketë masash të propozuara nga qeveria këtë të martë, 16 shtator. Përveç ndalimit të telefonave, ndryshimet e propozuara përfshijnë programin mësimor, aktivitetet sportive dhe trajnimin e mësuesve.

“Çfarë po prezantojmë sot është një investim historik buxhetor në shkolla dhe agjenda më e madhe e reformave në më shumë se 30 vjet,” tha ministrja e re e Arsimit, Simona Mohamsson.


Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
Ligjvënësit do të paraqesin javën e ardhshme projekt-buxhetin, i cili parashikon 7.52 milionë paund për vitin 2026, në zbatim të heqjes së telefonave.

Shumica e shkollave suedeze tashmë konfiskojnë telefonat në fillim të ditës shkollore, por nxënësit kanë gjetur mënyra për t’i shmangur këto masa, si përshembull duke dorëzuar një telefon të rremë ose pretenduar se e kanë harruar në shtëpi.

“Ky vendim duhet të zbatohet për të gjithë nxënësit në të gjitha klasat e Suedisë. Nuk ka opsion tjetër,” tha Mohamsson.

Vendime të ngjashme janë marrë edhe në Danimarkë dhe Francë, ndërsa Norvegjia vendosi vitin e kaluar një moshë minimale 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale, duke akuzuar kompanitë teknologjike se po “luajnë me trurin e fëmijëve të vegjël”.

Hulumtimet e fundit në Holandë tregojnë se ndalimi i telefonave përmirëson ambientin e mësimit: 75% e shkollave të mesme raportuan se fëmijët përqendroheshin më lehtë dhe 28% vunë re përmirësime në rezultatet shkollore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button