Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së një traktori që ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas tij, pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.
Ndërsa në medie është publikuar fotoja e personit që dyshohet se ka vdekur në aksident.