Përveç rikthimit ndarjes së informacioneve të inteligjencës së tyre me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara kanë rinisur edhe dërgesat e armatimeve ndaj Kievit.
Lajmi u konfirmua këtë të mërkurë nga zënedës Ministri I Mbrojtjes Polake i cili deklaroi se ndihmat ushtarake të Washingtonin për Ukrainën po kalojnë nga qendrat e tyre logjistike.
Rikthimi i ndihmave ushtarake Amerikane për Kievin vjen pas bisedimeve pozitive për paqe që u mbajtën të mërkurën nga delegacioi Ukrainas dhe ai Amerikan në Arabinë Saudite.
Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihmën e tyre ushtarake ndaj Ukrainës në nisje të këtij muaji pas përplasjes së ashpër Trump Zelensky në zyrën Ovale, me presidentin Amerikan që akuzoi Kreun e Shtetit Ukrainas se po kërkonte që kjo luftë të vazhdonte dhe nuk po angazhohej në bisedimet e paqes.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë donator kryesor ushtarak I Ukrainës që prej nisjes së luftës me Rusinë në 24 shkurt të vitit 2022 duke I dhënë Kievi më shumë se 69 miliardë dollarë Armatime.
Që prej janarit të viti 2022 Ukraina ka marrë ndihma totale nga Washingtoni 287 miliardë dollarë duke përfshirë këtu ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare.
Të dytët sa i përket ndihmave ushtarake për Ukrainën javë vendet anëtare të Bashkimit Europian me Gjermaninë që kryeson listën me 13.6 miliardë dollarë ndihmë në armatime./abcnews.al