Një i ri nga Pozherani i Vitisë ka vdekur në një aksident rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”.
I riu raportohet se ka vdekur pasi me veturën e tij ka rënë nga ura, por që informacionet nuk janë ende zyrtare.
Reporteri ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident i rëndë.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast.