Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    ​Ky është trajneri i ri që u emërua te Prishtina U19

    18/01/2023 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Klubi i Futbollit Prishtina vazhdon që t’i ofrojë disa nga ish-yjet e skuadrës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin “bardhekaltër”.

    Liridon Kukaj është personi i radhës që është rikthyer në skuadër, kësaj radhe pak metra larg fushës së gjelbër, në pozitën e trajnerit të FC Prishtinës U19.

    Ai rikthehet te ekipi nga kryeqyteti pas propozimit të drejtorit sportiv, Driton Krasniqi.

    39-vjeçari te Prishtina do ta zëvendësojë trajnerin Agim Maliqi, i cili i është bashkuar stafit të Ismet Munishit te skuadra e parë. Kukaj në stinorin e kaluar punoi si ndihmës i Bekim Shotani te FC Drenica.

    Krahas Prishtinës ai do ta vazhdojë angazhimin edhe si ndihmës i Afrim Tovërlanit te Përfaqësuesja e Kosovës U-19.

    Kukaj ka një karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, ku krahas Prishtinës ka luajtur për klube të ndryshme, ndërsa karrierë ka zhvilluar edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe tashmë klubi i shuar, Gramozi.

    “Doni” vite më parë ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Kosovë, derisa te FC Prishtina gjatë qëndrimit për pesë-vjeçar e ka fituar titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

    Kukaj ka regjistruar me Prishtinën 185 ndeshje zyrtare në tri gara, duke shënuar edhe 12 gola kampional.

    “Rikthimi në shtëpi është gjithmonë i ëmbël. Po ndjehem shumë mirë. Tashmë na pret një punë e madhe dhe besoj se do ta arsyetoj besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit më të madh në Kosovë. Në ekipin e Prishtinës U-19 do të punohet me seriozitet dhe profesionalizëm ashtu siç i ka hije FC Prishtinës. Do të përgatitim lojtarë të rinj në mënyrë që sa më mirë që t’i mbrojnë ngjyrat e kryeqytetit edhe për ekipin e parë.”, tha Kukaj pas rikthimit te Prishtina.

    Të Fundit

    57-vjeçari që u vra sot në oborrin e shtëpisë, viktima e tretë e familjes në një konflikt 30-vjeçar

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    “Sot festojmë me Policinë”, në Gjilan shënohet 1 Qershori, Dita e Fëmijëve

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.