Në fshatin Nakëll afër Pejës persona të panjohur kanë hyrë dje në kishën e fshatit, ku kanë shënuar grafite me mesazhe fetare, raporton GazetaDemos.
E për këto grafite ka reaguar imami Labinot Maliqi, i cili i cilësoi këto si akt të tmerrshëm të vandalizmit.
“Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me Bashkësinë Ortodokse Serbe në Kosovë, për të dënuar këtë akt të tmerrshëm të vandalizmit.”, shkroi ai.
Postimi i plotë i tij:
Shpreh shqetësim të thellë dhe i dënoj ashpër grafitet me përmbajtje fetare, të shënuara në muret brenda Kishës Ortodokse Serbe ne fshatin Nakëll afer Pejës, nga persona të panjohur. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me Bashkësinë Ortodokse Serbe në Kosovë, për të dënuar këtë akt të tmerrshëm të vandalizmit.
Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, dhe Islami si fe e paqes dhe harmonisë, që nxit bashkëjetesën ndërfetare, e denon çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor e fetarë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër të gjitha veprimeve të racizmit dhe islamofobisë. Askush nuk guxon t’i jap vetës të drejtë që të përdorë emrin e një besimi të caktuar, për të shfaqur çmendurit e tij duke shqetësuar besimtarët e një komuniteti.