I riu, Blin Hoxha, i lindur dhe rritur në Prishtinë por me prejardhje nga Zhuri, aktualisht është duke u shkolluar në Akademinë e Aviacionit në Maltë “ European Malta Academy”, një ndër akademitë më prestigjioze të aviacionit jo vetëm në Evropë.
Ai është I vetmi shqiptar i cili po shkollohet në këtë Akademi.
Hoxha ka treguar për kohën kur i lindi dëshira për t’u bërë pilot.
“Kur kam vendos me u ba pilot kam qenë shumë i vogël. Kam filluar vet tu i këqyre aeroplanët dhe më ka interesuar gjithmonë dhe masë një kohë ja nisa me hulumtua edhe vet dhe dikur veç kam thënë se kjo është për mu”.
Megjithatë, tutje ai ka treguar edhe për sfidat e para të fillimit të jetësimit të ëndrrës së tij për t’u bërë pilot.
“Sfidat e para, kur kam vendos me u regjistrua me një akademi u kanë koha e pandemisë dhe ka qenë shumë vështirë se shumë shtete kanë qenë mbyllur, por kom pasur ndihmë prej disa kompanive në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që tash pa kurrfarë problemi, në fillim kam pasur problem me dokumente”.
Ai kja thënë se për të gjitha vështirësitë e paraqitura që mund t’i dilnin përpara deri më tani, i ka tejkaluar me sukses për shkak të përgatitjes së duhur paraprake nga vet ai.
Mes tjerash piloti Hoxha, ka folur edhe për kohën kur për herë të parë është futur në kabinën e pilotëve.
Ai ka rrëfyer edhe për fluturimin e tij të parë, emocionet dhe gjithçka që kishte të bënte me kontrollin e aeroplanit.