Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmë para mesnate në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt, raporton GazetaDemos.
Sipas policisë persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një personi i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe viktima menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla tha për GazetaDemos se gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja ishte stablie, e kemi dërgu prej këtuhit në kirurgji me gjendje stabile”, deklaroi Syla për Demos.
Ndërsa GazetaDemos merr vesh nga burimet e saja se personi që mbeti i plagosur në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt është B.B.