Brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1748 tiketa trafiku, shkruan GazetaDemos.
Sipas raportit të policisë, 12 përsona janë të arrestuar ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Gjithashtu policia njofton edhe për aksidente trafiku ku raportohen të jenë 31 aksidente me të lënduar dhe 53 aksidente me dëme materiale në tërë Kosovën.