Ky është moti për sot: Diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Reklama