Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu uroi qytetarët për festat e fundvitit, shkruan GazetaDemos.
”Faleminderit të gjithë qytetarëve junikas për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen që e kanë dhënë gjatë vitit 2023 për mua si kryetar i Komunës së Junikut, ekipit tim qeverisës dhe zyrtarëve komunal në përgjithësi”, shkroi ai.
Postimi i tij:
URIME VITI I RI 2024 Të dashur junikas, Përmes këtij video-mesazhi gjeni të përmbledhura shkurtimisht disa nga punët që kemi realizuar me sukses gjatë vitit 2023.
Faleminderit të gjithë qytetarëve junikas për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen që e kanë dhënë gjatë vitit 2023 për mua si kryetar i Komunës së Junikut, ekipit tim qeverisës dhe zyrtarëve komunal në përgjithësi
. Në këtë mënyrë, më lejoni të gjithëve të ju uroj vitin e ri 2024 duke ju dëshiruar mbarësi, shëndet dhe harmoni në familjet e juaja.
Të bashkuar do të vazhdojmë edhe në 2024 me shumë punë dhe projekte tjera për të mirën e Komunës së Junikut dhe të gjithë junikasve pa dallim. Gëzuar 2024, R.Sh