Së fundmi, janë shënuar zhvillime të reja për sa i përket ilaçeve që përdoren për kurimin e sëmundjes së Alzhaimerit.
Donanemab, një ilaç që merret në formën e infuzionit, është zbuluar që ndihmon në ngadalësimin e reduktimit të aftësisë për të performuar aktivitetet e përditshmërisë. Kjo është simptoma kryesore me të cilët përballen pacientët e sëmurë me Alzhaimer.
Ky ilaç është i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Eli Lilly dhe pritet që ditën e nesërme të publikohen rezultatet e plota të studimit.
Ky është ilaçi i dytë që tregon rezultate mjaft të mira në kurimin e kësaj sëmundjeve. Thuajse një vit më parë, lecanemab u aprovua për përdorim në Amerikë.
Këto zhvillime janë mirpritur edhe nga komuniteti i mjekëve të cilët janë të fokusuar në trajtimin e kësaj sëmundjeje.
“Pas 20 vitesh pa ilaçe të reja për trajtimin e Alzheimer, tashmë kemi 2 kura të reja brenda 12 muajsh të cilat kanë potencial për ta trajtuar këtë sëmundje.” U shpreh për The Mirror Richard Oakley, nga “Shoqëria e Alzheimer”.
Donanemab gjatë periudhës testuese u është dhënë pacientëve një herë në muaj nëpërmjet infuzioneve për një periudhë 18 mujore dhe ka dhënë rezultate mjaft të kënaqshme në trajtimin e kësaj sëmundjeje dhe simptomave të saj.
Ndërkohë, mendohet se një dozë e këtij ilaçi do të kushtojë rreth $1,600 për pacietët.
Kujtojmë se sëmundja e Alzheimer është shkaktari kryesor I demencis. Demencia bën që pacientët kanë vështirësi në kujtesë, në të menduar dhe gjithashtu pengon edhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Teksa jetëgjatësia është rritur, kjo sëmundje konsiderohet si një nga problematikat më të mëdha shëndetësore në botë.