Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndërmarrë një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Gorozhup – Hasi, për një person të zhdukur, shkruan Demos.
Personi i zhdukur është: N. T, i lindur më: 14.03.1940, Vendbanimi: Gorozhup, Hasi.
Sipas ShKShMK-së pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur dhe se operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Operacion Kërkimi për Person të Humbur në Gorozhup
Me datë 23.06.2025, Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të datës 22.06.2025.
Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur.
Operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme.
Informacione për Personin e Humbur:
* Emri: Nebi Tejeci
* Viti i lindjes: 1940
* Vendbanimi: Fshati Gorozhup
Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e zotit Tejeci është i mirëpritur. Ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës ose ShKShMK-në nëse keni ndonjë të dhënë.
E drejta Autoriale: ShKShMK