Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ky është i dyshuari për sulmin ndaj imamit në Kamenicë, e goditi me bisht sëpate

    22/02/2024 10:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur në fshatin Dajkoc të Kamenicës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht imamin e xhamisë së fshatit, Driton Krasniqi, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Lorent Krasniqi, 27-vjeçar.

    Sipas informacioneve e gjithë ngjarja ka ndodhur para një shitoreje në fshatin Dajkoc, ku imami Krasniqi kishte shkuar që të bisedojë për disa dyshime që kishte për vjedhjen e disa druve në oborrin e tij.

    27-vjeçari dyshohet se nuk e ka pritur mirë imamin dhe të njëjtin e ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar, e më pas dyshohet se e ka goditur edhe me një bisht sëpate.

    Si pasojë e sulmit, imami Krasniqi, ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Pos viktimës, lëndime trupore ka marrë edhe i dyshuari dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

    Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërron jetë burri që po trajtohej në emergjencë pas aksidentit

    Kryetari i Kamenicës me para të Komunës dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

    Nuk i ndalojnë Policisë së Kosovës, dalin ilegalisht në Serbi

    Të Fundit

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.