Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ky është i burgosuri që u kap dy muaj pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës

    12/05/2022 11:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth dy muaj më parë i burgosuri N.H., 33-vjeçar kishte arritur te largohej nga Burgu i Smrekonicës ku vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata. Burimet e Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Horunin.

    Ndonëse ishte shpallur në kërkim, ai arriti ta shijojë lirinë nga arratia, deri më datën 09 maj, kur u kap nga Policia e Kosovës në fshatin Biçec të Kaçanikut.

    Mirëpo kapja dhe arrestimi i tij nuk shkoi aq lehtë dhe si rezultat i rezistencës së tij, zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore dhe për këtë morën trajtim mjekësor në spital.

    Për shkak të sulmit ndaj policëve që morën pjesë në arrestimin e tij, Horuni tashmë ngarkohet edhe me veprën penale të sulmit ndaj personave zyrtarë.

    Zyrtarët policorë që u sulmuan janë Halim Shehu, komandant i stacionit policor në Kaçanik dhe zyrtari policor Fisnik Vishi.

    Sinjali mëson se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, ndërkaq pjesa e mbetur e dënimit nuk llogaritet në këtë masë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje çokollatash dhe përdorim të thikës

    Shoku i burgut i Faton Hajrizit rrëfen mes lotësh se si u mbajt i lidhur me zingjir në burgun e Mitrovicës: S’lind nana ma asi djali

    Arratisja nga burgjet, ish-drejtori i ShKK-së: Kosova, një nga vendet më të sigurta

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.