Pas përfundimit të mandatit të Dr. Fazli Shalës, nga dita e sotme është caktuar si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr. Fahri Hasani.
Ky ndryshim është pjesë e rregullt e vazhdimësisë institucionale dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë tashmë është në një fazë me synim të qartë: forcimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, shtimin e shërbimeve shëndetësore, fuqizimin e stafit profesional, dhe rritjen e besimit të pacientëve tanë.
Dr. Fahri Hasani është Mjek Specialist Pulmolog që për disa vite me radhë ishte edhe Shef i Repartit të Pulmologjisë. Ai sjell me vete një përvojë të gjerë klinike dhe menaxheriale, dhe ai do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e Spitalit, Institucionet , Donatorët dhe gjithë Komunitetin.