Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ky është deputeti i Shqipërisë që mbeti i lënduar si pasojë e shpërthimit në Lushnje

    01/03/2024 17:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Lushnjë, pas një shpërthimi në një magazinë ndërtimi.

    Burimet e Top Channel bëjnë të ditur se deputeti socialist, i cili ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

    Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.

    Në CV-në e tij deputeti socialist ka shënuar dy Universitete, ku në 1984 ka përfunduar Universitetin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Veterinarisë, dega Zooteknikë dhe në 2009 Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega Filozofi-Sociologji dhe në 2013 Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dega Psikologji në Institucione.

    Sa i përket karrierës së tij politike, Bujar Çela ka qenë anëtar i PS-së që nga kongresi i saj i parë në vitin 1991, ndërkohë që në periudhën 2002-2006 ka qenë Sekretar Organizativ të Rrethit Lushnjë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Kryetari i PS-së së Rrethit Lushnjë.

    Bujar Çela është nga deputetët më fjalë pak në Kuvend, i veçuar edhe nga raportet e organizatave jo qeveritare në listën e atyre deputetëve që rrallë dëgjohen me fjalime.

    Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për debatet publike ku ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes teksa ka marrë pjesë në festimet e Çlirimit me fotografinë e Enver Hoxhës.

    Artikuj të ngjashëm

    Lushnjë, babai plagos djalin me thikë. Përfundojnë të dy në spital

    Dy të vdekur dhe shtatë të lënduar nga shpërthimi në Lushnje, detaje se si ndodhi rasti

    Ky është personi që mbeti i vdekur pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnje

    Të Fundit

    Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit

    Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione

    Lihet në burg Zamir Meta, pranon akuzën për përdhunimin e të bijës

    BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.