Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një ndeshje pa shikues dhe gjobë prej 52 mijë eurove.
Ndeshja Rumani – Kosovës, kualifikuese për Euro 2024” është ndërprerë për 50 minuta për shkak të publikimit të panos “Kosova është Serbi”
Federata rumune ka publikuar vendimin e UEFA-s, e cila kishte hapur procedurë disiplinore.
UEFA gjithashtu ka reaguar duke i dënuar ashpër edhe mesazhet provokuese.
Rumania e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 2:0.
Kosova pjesën më të madhe të ndeshjes e kishte zhvilluar me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit me karton të kuq.