Një 55-vjeçari në Lipjan, i cili u kap gjatë patrullimit të Policisë, rezultoi se është person i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari që po kërkohej nga shteti gjerman, për dallavere me taksa, sipas burimeve brenda Prokurorisë është Haki Qatani, nga fshati Kraishtë e Lipjanit.
Siç mëson Sinjali ai dyshohet se u ka dhënë autoriteteve në Gjermani të dhëna të pasakta ose jo të plota për çështjet që lidhen me taksat.
Pas arrestimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e tij dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.