*foto ilustrim
Është arrestuar autori i krimit të rëndë të shënuar sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Shote Galica” në komunën e Prizrenit, i cili la të vdekur njërën prej vajzave të tij, lëndoi vajzën tjetër dhe bashkëshorten, duke tentuar ta lëndojë edhe vetën, raporton GazetaDemos.
Siç e ka konfirmuar për GazetënDemos zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, viktima dhe të gjithë të lënduarit, janë familjarë mes vete, shtetas turqë me banim të përkohshëm në Prizren.
I arrestuari i takon moshës 44-vjeçar me inicialet M.G, e që në media emri i plotë i tij raportohet të jetë Mehmet Gorenc.
M.G pasi ka lënduar edhe vetën, është shtrirë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Viktima e kësaj tragjedie, i takon moshës 15-vjeçare.
E lënduara tjetër, po ashtu e moshës së mitur, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe e njëjta është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.
Lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e dorasit, e cila i takon moshës 35-vjeçare.