Kanë kaluar më se një muaj prej kur punëtoret teknike të Kuvendi të Kosovës kanë hyrë në grevë.
Ato po kërkojnë që paga e tyre të rritet nga 250 në 550 euro. E për shkak të mungesës së tyre gjendja në ambientet e Kuvendit të Kosovës është e tmerrshme.
Në ambientet e brendshme e në ballkone ka gjithandej bishta cigaresh, shishe e gota të përdorura.
Mbetët të shihet nësë kjo gjendje të përmisohet.