Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë senacë plenare me vetëm një pikë të rendit të ditës, shkruan GazetaDemos.
Sipas njoftimit si pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për “Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2025”.
Projektligji për buxhetin të mërkurën është disktuar në “Komisionin për Buxhet dhe Financa” ku ka kaluar me shumicë votash dhe është proceduar për shqyrtim në seancë plenare.
Partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk do t’a votojnë këtë buxhet.