Kuvendi i Kosovës, sërish kthehet sot me një seancë tjetër të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare përmes 40 nënshkrimeve, shkruan GazetaDemos.
Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth borxheve të kompanive të ujit dhe mënyrës së shlyerjes së tyre.
“Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në kërkesën e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme.
Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të opozitës ka mbajtur edhe dy seanca tjera të jashtëzakonshme.
Javën e kaluar diskutoi rreth bisedave të shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, prijësin e sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Ndërsa, të hënën e kësaj jave mbajti debat parlamentar lidhur me ushqimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në asnjërën prej këtyre seancave, partia në pushtet nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato.