sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kuvendi sot do ta rrëzojë Bordin e RTK-së, Bordi reagon

    07/07/2021 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendit i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, në rend dite ka edhe Rekomandimin e Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
    Ditë më parë, ka reaguar Bordi i RTK-së duke thënë se:

    “Votimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, prodhon shkelje kushtetuese nga Kuvendi Kosovës, sepse një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin, shkel të drejtat kushtetuese të anëtarëve të Bordit të RTK-së, që rrjedhin nga mandati i tyre ligjor.
    Iniciatorët e shkarkimit nuk argumentuan në asnjë prej pretendimeve të tyre se cilën detyrë anëtarët nuk e kishin përmbushur në Bordin e RTK-së. Një qasje e tillë, në aspektin material dhe procedural, e bën vendimin për të shkarkuar Bordin e RTK-së, të paligjshëm, politik, arbitrar dhe me pasoja afatgjate për transmetuesin publik.
    Ndër të tjera, një procedurë e tillë e ndjekur për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, e cila nuk është e përcaktuar me ligj, shkel të gjitha parimet themelore, të cilat përcaktohen nga ligjet në fuqi.

    Bordi i RTK-së konsideron se, fushata politike kundër mediumit të vetëm publik në Kosovë , e konstruktuar mbi të pavërteta dhe pretendime të padëshmuara, synon ta instrumentalizojë transmetuesin publik për arsye politike.

    Bordi i RTK-së ka qenë gjithmonë i hapur për t’i dhënë përgjigje Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, për çdo çështje që lidhet me misionin e tij.

    Për këtë veprim, Bordi i RTK-së përsëri do t’i njoftojë të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë EBU-në, OSBE-në si dhe misionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë.”
    Kryetar i Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal është z. Armend Muja, ka qenë i akuzuar për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje të veprimeve të kundërligjshme të për të cilat do të duhej të ndiqej penalisht. Po ashtu, sipas burimeve brenda RTK-së, Armend Muja nga RTK ka marrë së paku 5 mijë euro, nē kuadër të një projekti për trajnimin e gazetarëve, gjë që nuk e ka bërë kurrë.

    Artikuj të ngjashëm

    Thirrjet “Kosova është Serbi” nuk mungojnë as në takimin Zvezda – Young Boys në Champions

    Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë dhe Lipjan për fajde dhe detyrim

    Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

    Të Fundit

    Thirrjet “Kosova është Serbi” nuk mungojnë as në takimin Zvezda – Young Boys në Champions

    Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë dhe Lipjan për fajde dhe detyrim

    Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

    Kryediplomatja gjermane nesër në Kosovë e Serbi për shkak të tensioneve të fundit

    Syla: Rasti i Kosovës është dështim për Brukselin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.