Pas më shumë se një muaji pushimi veror, deputetët pritet t’i kthehen punës së tyre, në seanca plenare në Kuvend.
Por, ky sesion do të jetë i fundit, për këtë legjislaturë, e cila është e teta me radhë meqë në shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet.
Megjithëse, shefat e grupeve parlamentare të partive politike thanë se do të angazhohen për të çuar përpara iniciativa që përmirësojnë jetën e qytetarëve, organizata të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, kanë pak shpresë se do të ndodhë një gjë e tillë.
Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në Kosovë, zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e para të rregullta, meqë asnjë legjislaturë nuk e ka përfunduar mandatin.