sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kuvendi miraton rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

    07/07/2021 10:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat.

    Për miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 89 vota deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Këtë rezolutë të propozuar nga koalicioni boshnjak e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

    Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit.

    Në bazë të rezolutës, dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

    Rezoluta po ashtu fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë të Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

    Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend ka folur për propozim-rezolutën e dënimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

    Kurti tha se po mbështetet kjo rezolutë sepse është veprim fisnik.

    “Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi. Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri Kurti ka pyetur se kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë.

    “Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë. Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosjen”, ka thënë Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Nuk kalon Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trustit

    Sfidë për Kuvendin gjatë vitit 2022, mungesa e deputetëve në seanca

    S’ka kuorum, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

    Të Fundit

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Xhuli: E kam prit një mesazh prej dikujt jashtë, por tani është shumë vonë

    Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.