sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kuvendi miratoi rezolutën për Srebrenicën, por murali që nderon “Kasapin e Bosnjës” ndodhet brenda Kosovës

    07/07/2021 19:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me 89 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar  rezolutë që e dënon gjenocidin në Srebrenicë.

    Qysh para nisjes së deklarimeve në këtë pikë deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën e mbledhjeve plenare.

    Pasdite Lista Serbe që e ka kryetar, Goran Rakiq doli me deklaratë të ashpër duke e quajtuar dokumentin e Kuvendit si sulm ndaj popullit serb dhe veprim që kërcënon sipas tyre marrëdhëniet ndëretnike “asnjë fjalë për vuajtjet e serbëve në Bosnjë, Kroaci ose Kosovë nuk u tha sot”.

    Nismëtarja e Rezolutës deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balje, ka thënë se është për keqardhje që kolegët serbë vepruan kështu, njofton Klan Kosova.

    “Kjo është mosfuqia e tyre që ta shohin të vërtetën në sy.Në fund të fundit, ky është qëndrim i Serbisë dhe Lista Serbe kurrë nuk do ta merrnin pëlqimin që të qëndrojnë në sallë, madje edhe për të votuar kundër”, tha Balje per Klan Kosova.

    Ndërkohë në qendër të  Zveçanit është një mural që i kushtohet gjeneralit serb Ratko Mladiq, të cilit para një muaji shkalla e dytë e Trubunalit të Hagës i ri konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për krimet që i bëri në Bosnjë, posaçërisht për kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

     

     

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e ShBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët 

    As Vuçiq nuk ia pranon Edi Ramës propozimin për Asociacionin: Nuk ka të drejtë

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    Të Fundit

    Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e ShBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët 

    As Vuçiq nuk ia pranon Edi Ramës propozimin për Asociacionin: Nuk ka të drejtë

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.