Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për furnizim me kafe.
Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, ky institucion ka bërë me dije se këto para janë ndarë për blerjen e kafes së pa bluar për aparat profesional.
Sipas dosjes së tenderit, janë blerë 120 pako me kafe.
Tenderin e ka fituar N.T.P “A & B Market”. Vlera e saktë e kontratës është 982 euro. Kontrata është nënshkruar dje.