Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kushti i QUINT për anëtarësim në KiE, në Berlin del një propozim që draftin e Asociacionit ta vlerësojnë juristët në Strasburg

    28/04/2024 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ( FAZ), ka publikuar një shkrim për vizitën e Kryeministrit Kurti në Berlin dhe zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshilin e Evropës. Sipas FAZ, mbështetja tek Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk është aq qartë sa në Asamblenë Parlamentare të KiE ku u rekomandua pranimi. Sipas gazetës Kurti ka thënë se Asociacioni mund te themeleohet  nga vetë serbët sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës. BE ka propozuar draft-statut për Asociacionin, por FAZ përmend se QUINT( pesë vendet perëndimore) kanë propozuar po ashtu.

    Por, gazeta gjermane thekson se në komunat veriore nuk janë zgjedhur as kryetarët e rinj dhe kjo sipas shkrimit është bërë qëllimshëm si kurth për të bllokuar Asociacionin dhe integrimin e Kosovës në KiE.

    ” Beogradi i ndalon politikanët serbë të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni.

    Në Beograd është krijuar një justifikim i përsosur për diplomacinë serbe për të penguar integrimin e Kosovës në Perëndim. Me dorën e majtë Kosovës po i vihen kushte, e djathta po siguron që ato të mos plotësohen”, shkruan tutje gazeta gjermane.

    Pikërisht për këtë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung se politikanë të SPD kanë sugjeruar që të evitohet kurthi i Vuçiqit.

    “Në mënyrë që të plotësohet kërkesa e Quintit,në Berlin pati gjithashtu diskutime nëse propozimi për një asociacion serb të komunave mund t’i dorëzohej tani për shqyrtim juristëve kushtetues të Këshillit të Evropës. Kjo mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, sipas politikanëve të SPD-së në Berlin”.

    QUINT ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit te dërgohet për vlerësok në Gjykatën Kushtetuese si një hap i Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit që do t’i bindte vendet anëtare ta japin votën e tyre pro Kosovës për anëtarësim në KiE. Kërkese të njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

    Artikuj të ngjashëm

    Temë kryesore në takimin mes QUINT-it e Kurtit, anëtarësimi i Kosovës në KiE

    Përfaqësues të Listës Serbe vijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorë të Quint-it

    Quinti rreth vendimit të Qeverisë për tokat në veri: Është shkelur ligji gjatë procesit të shpronësimit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.