Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur sot për ankesën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe nëntë deputetëve, dhe ka vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të 15 dhjetorit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të KPK-së.
Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi ka vendosur që njëzëri të pranojë kërkesën dhe që të konstatojë se vendimi Nr. 08-V-668 i marrë më 15 dhjetor 2023 nga Kuvendi i Kosovës, s’është në kundërshtim me paragrafin 9 të nenit 65 për [Kompetencat e Kuendit] si dhe me paragrafin 4 të Nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës.