Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovë, kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
Neni 201 në Kodin Penal të Kosovës, saktëson se sa dënohen personat që përgjojnë dikë pa autorizim.
Sipas këtij neni në Kodin Penal, thuhet se kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
Ndërkaq pika 2 e këtij neni thotë se kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet.
Gjithashtu pika e tretë e nenit 201, thotë se pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen.