Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

    22/06/2025 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë për ons (tridhjetenjë pikë një gramë) që nga shtatë maji, një rritje prej mbi tetëdhjetetre për qind nga viti i kaluar.

    Rritja, e nxitur nga tensionet në rritje gjeopolitike dhe pasiguria ekonomike globale, e ka shtyrë vlerën e një shufre standarde ari (katërqind ons ose dymbëdhjetë kilogramë e katërqind gramë, mbi një milion dollarë për herë të parë, raporton KosovaPress.

    BestBrokers shqyrtoi kërkesën e bankave qendrore për ar gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti duke përdorur të dhëna nga Këshilli Botëror i Arit për të identifikuar blerësit dhe mbajtësit më të mëdhenj.

    Raporti thekson një divergjencë në rritje në strategjitë e rezervave të bankave qendrore: ekonomitë më të vogla po i përqendrojnë rezervat e tyre në ar si një mbrojtje kundër paqëndrueshmërisë së valutës, ndërsa ekonomitë më të mëdha vazhdojnë të dominojnë në vëllimin absolut.

    “Çmimet e arit filluan të rriten vitin e kaluar, pasi si bankat qendrore ashtu edhe investitorët kërkuan asete më të sigurta mes tensioneve gjeopolitike në rritje dhe pasigurisë ekonomike”, vuri në dukje BestBrokers.

    Rritja ndihmoi që çmimi i arit të tejkalonte tre mijë e katërqind dollarë për ons deri në qershor, duke e bërë atë asetin e dytë më të madh rezervë në botë, duke tejkaluar euron.

    Ndër vendet me pjesën më të madhe të arit në rezervat qeveritare, Bolivia kryeson listën. Që nga dhjetori dymijenjëzetekatër, ajo mbante njëzetedy tonë e gjysmë ose nëntëdhjetegjashtë pikë pesë për qind të rezervave të saj totale, me vlerë dy miliardë e treqindeshtatëdhjetë milionë euro.

    “Vlen të përmendet se Bolivia nuk ka blerë dhe as shitur ar që nga viti dymijedy”, thuhet në raport.

    Venezuela është e dyta, me njëqindegjashtëdhjetenjë ton, që përfaqëson rreth nëntëdhjetë për qind të rezervave të saj ose gjashtëmbëdhjetë miliardë e nëntëqindepesëdhjetë milionë euro. Portugalia, me rreth treqindetetëdhjetetre ton, mban rreth tetëdhjetepesë për qind të rezervave të saj në ar – të vlerësuara në dyzet miliardë e dyqindenjëzetekatër milionë euro në prill të vitit dymijenjëzetepesë. Kjo pasqyron një preferencë të gjatë për arin si një ruajtës të qëndrueshëm të vlerës.

    Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet mbajtësi dominues global me tetë mijë e njëqindetridhjetetre tonë e gjysmë me vlerë nëntëqindetetëdhjetepesë miliardë e gjashtëqind milionë dollarë ose tetëqindepesëdhjetepesë miliardë e dyqind milionë euro.

    Ari përbën rreth shtatëdhjetenëntë për qind të rezervave totale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pason Gjermania me tre mijë e treqindepesëdhjetenjë ton me vlerë katërqindegjashtë miliardë e njëqind milionë euro dollarë ose treqindepesëdhjetedy miliardë e  katërqind milionë euro – që përfaqëson shtatëdhjetetetë për qind të rezervave të saj. Kina, pavarësisht se mban dy mijë e dyqindenëntëdhjetekatër ton e gjysmë, ajo mban vetëm gjashtë pikë tetë për qind të rezervave të saj në ar. Këto vlerësohen në dyqindedyzetenjë miliardë euro, duke reflektuar një strategji që i jep përparësi diversifikimit në monedha të huaja dhe asete të tjera.

    Vendet e eurozonës, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, mbajtën dhjetë mijë e shtatëqindegjashtëdhjetepesë to e gjysmë në prill ose gjashtëdhjeteshtatë pikë një për qind të rezervave të tyre.

    Rezervat zyrtare globale të arit ishin tridhjetegjashtë mijë e dyqindeshtatëdhjetekatër ton, duke përbërë njëzetedy pikë dy për qind të rezervave globale. Në Evropë, Polonia udhëhoqi blerjet e arit në tremujorin e parë të vitit dymijenjëzetepesë, duke blerë dyzetetetë ton, tashmë më shumë se gjysma e totalit prej tetëdhjetenëntë tonësh në vitin dymijenjëzetekatër.

    Mbretëria e Bashkuar, në të kundërt, mban treqindedhjetë ton ose vetëm shtatëmbëdhjetë pikë tre për qind të rezervave të saj në ar. Renditet e dyzetedyta në botë për sa i përket zotërimeve të arit, duke nënvizuar një strategji të përqendruar më shumë në asetet financiare dhe monedhat e huaja sesa në ar

    Artikuj të ngjashëm

    Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

    Nuk do ta besoni, kaq ka arritur çmimi i arit…

    Shuma e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro

    Të Fundit

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku?

    Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë 

    ​Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.