Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush me kë ishte në koalicion në zgjedhjet lokale të 2017-ës?

    19/10/2021 18:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partitë politike në Kosovë nuk janë përcaktuar rreth koalicioneve të mundshme para rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave. Disa prej tyre i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 17 tetorit, për të nisur negociata për koalicionet e mundshme.

    Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, partitë politike në shumicën e komunave kishin bërë koalicione të cilat i kishin zyrtarizuar, e në disa raste kishin marrë mbështetje nga njëra apo tjetra parti.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

    Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, që do të mbahet më 14 nëntor 2021.

    Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.

    Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, thotë për REL se vendimi i partive për koalicionet e mundshme nuk bazohet në parime, vlera apo plane të përbashkëta.

    “Kryesisht edhe në të kaluarën, por edhe kësaj radhe, partitë politike koalicionet i bazojnë në pazare politike apo kalkulime të partive politike se cila ofertë ose cili bashkëpunim me partitë tjera do të mund t’ia sigurojë fitoren”, thotë Loxha-Stublla.

    Koalicionet mund të ndryshojnë nga komuna në komunë

    Drejtuesit e partive politike thonë se ende nuk kanë diçka konkrete rreth koalicioneve, por që koalicionet ndërmjet tyre mund të ndryshojnë nga komuna në komunë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se po presin zyrtarizimin e rezultateve për të filluar më pas negociatat për koalicionet e mundshme.

    Rezultatet përfundimtare ende nuk dihet se kur do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në të kaluarën, KQZ-së i ishin dashur 12-17 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas raundit të parë të zgjedhjeve, deklaroi se lidhur me koalicionet për raundin e balotazhit do të vendosin degët e partisë në komunat përkatëse.

    Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i pyetur se kë do ta përkrahin në garën për Prishtinën, pasi PDK-ja nuk do të jetë në balotazh me kandidatin e tyre, Krasniqi ka thënë se i mbetet Uran Ismailit, i cili ishte në garë për Prishtinë, që të vendosë.

    Mediumi ka tentuar që të komunikojë me Ismailin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të REL-it.

    Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media ka thënë se pa humbur kohë do të fillojnë të bëjnë plane se si do të ecin tutje për në balotazh.

    Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë pranë organizatës Iniciativa për Progres (INPO), që merret me politika lokale, thotë për Radion Evropa e Lirë se është shumë e rëndësishme që koalicionet të jenë parimore, në mënyrë që asambletë komunale të jenë sa më funksionale.

    “Kur ka koalicione joparimore dhe jo të bazuar në fuqinë reale të një subjekti politik, atëherë kohë pas kohe lindin probleme, qoftë probleme në shkëputje të koalicioneve, qoftë probleme të votimeve të ndryshme që ndodhin në asamble”, thotë ai.

    Disa nga koalicionet më 2017

    Partitë politike në balotazhin e zgjedhjeve për kryetarë të komunave në vitin 2017, në disa komuna patën vendosur të garojnë pa koalicione apo mbështetje e disa kishin bërë edhe koalicione zyrtare.

    Nga zgjedhjet e 22 tetorit 2017, 19 nga 38 komuna patën shkuar në raund të dytë të zgjedhjeve.

    Në Prishtinë në balotazh ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidat, Arban Abrashin i cili kishte zyrtarizuar koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Derisa, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbështetjen në koalicion zyrtar nga Aleanca Kosova e Re.

    Në Gjilan, LVV-ja kishte marrë mbështetje nga Partia e Drejtësisë, derisa LDK-ja kishte garuar e vetme.

    Në Podujevë, LDK-ja dhe LVV-ja patën garuar të vetme. Edhe në Suharekë, AAK-ja dhe LDK-ja nuk kishin bërë ndonjë koalicion parazgjedhor. Po ashtu, PDK-ja dhe LVV-ja në Kaçanik nuk kishin zyrtarizuar ndonjë koalicion.

    Në Mitrovicë të Jugut, kandidati i AKR-së, Agim Bahtri kishte mbledhur katër parti LVV-ja, Nisma, Alternativa dhe Partinë e Drejtësisë kundër Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së, e cila kishte marrë mbështetjen e AAK-së.

    Në Prizren, Mytaher Haskuka nga LVV-ja mori mbështetjen e partive si Nisma dhe Alternativa. Ndërkaq, Shaqir Totaj nga PDK-ja mori mbështetjen e AAK-së dhe KDTP-së.

    Në Gjakovë, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pati marrë mbështetjen e Partisë Shqiptare Demokristiane. Derisa Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa kishte pasur mbështetjen e LVV-së, LDK-së si dhe AKR-së.

    Në Malishevë, PDK-ja bëri koalicion me AKR-në kundër Nismës, e cila nuk bëri koalicion.

    Në Vushtrri, LDK-ja kishte marrë mbështetjen e AKR-së dhe LVV-ja kundër PDK-së me AAK-në.

    Kandidati për Komunën e Kamenicës nga LDK-ja pati marrë mbështetjen e AKR-së për këtë komunë.

    Ndërkaq, kandidati i LVV-së, Qëndron Kastrati pati bërë marrëveshje koalicioni me AAK-në.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti e pranon që VV dështoi në zgjedhjet e fundit lokale

    DnV: Zgjedhjet lokale të karakterizohen nga koalicione programore dhe me më shumë gra në lista

    Sot nis aplikimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.