Shkruan: Bedri Halimi
Çdo luftë çlirimtare ballafaqohet me kushte dhe rrethanaspecifike, mirëpo në tërësi situatat e përgjithshme janëpakashumë të njëjta. Lufta i ka protagonistët e saj, pjesëmarrësit aktiv, pjesmarrësit pasiv, përkrahësit verbal, moral, por i ka edhe kundërshtarët e vet. Rrjedhimisht edheUÇK, kishte përkrahës të drejtëpërdrejtë, përkrahës moral; përkrahës material, por kishte edhe kundërshtarët e saj. Tëgjithë këta kundërshtarë ndaheshin në bazë të interesave për tëcilat ishin lidhur: kundërshtarë për shkak të interesit të tyrematerial, prandaj e kundërshtonin luftën, nuk e përkrahnin atëdhe në forma të ndryshme mundoheshin ta pengonin, duke bërë propagandë, se: “a luftohet Serbia, nuk luftohet me Serbinë, ajo ka potencial të madh armatimi…” e kështu mëradhë.
Përderisa Serbia ishte okupatore në Kosovë, ajo kishte mekanizmat e vet ekzekutiv për ta mbajtur nën okupim këtë popull. Që të bëhej kjo, duhej të kishte edhe mekanizmat tjerë që i ndihmonin mekanizmit ekzekutiv, e ky ishte mekanizmi i informimit. Në këtë rrjet të informimit nuk mund të kishte sukses, po qe se kundër shqiptarëve nuk i përdorte si informatorë të dorës së parë, disa nga radhët e shqiptarëve. Që të ja arrinte këtij qëllimi, okupatori përdorte rrethana lehtësuse e stimuluese për informatorët e vet, dhe familjarët e tyre, veçmas në aspektin ekonomik.
Këta njerëz, Serbia dhe pushteti serb i quante informatorë, qytetarë lojal, qytetarë të ndershëm, e që ishin bashkëpunëtorëtë këtij regjimi. Kurse për popullin e robëruar dhe çlirimtarët,këta njerëz ishin spiunë, pra thjeshtë tradhëtarë. Së këndejmi, çlirimtarët duhej të ruheshin, si nga okupatorët serbë, policia e ushtria serbe, njëjtë edhe nga bashkëpunëtorët e serbëve në radhët e shqiptarëve. Bile, që të ruheshin nga bashkëpunëtorët, ishte më e vështirë, për faktin se Serbia nuk kishte mundësi teknike të mbulonte çdo vend, të çdo vendbanimi në Kosovë, prandaj mbulimin e terrenit e bënte përmes informatorëve të vet shqiptarë. Edhe sikur të kishte mundësi, Serbia për shkaqe edhe fizike, nuk mund të dinte se çfarë po ndodh, prandaj sqarimin e merrte përmes njerëzve të saj.
Kështu ka ndodhur në çdo vend të robëruar, kështu ka ndodhur afërsisht edhe në Kosovë.
Gjithkund forcat çlirimtare, për të bërë luftë çlirimtare, përpos që kanë luftuar kundër forcave të okupatorit, nuk kanë munur tu shmangen bashkëpunëtorëve të okupatorit, për ta bërëjofunksionale veprimin e “radarëve të gjallë” të okupatorit.
Në cilën periudhë të njerëzimit, dhe në cilën luftë çlirimtare janë kursyer spiunët? Cili popull që ka bërë luftë çlirimtare ka qenë i mëshirshëm ndaj spiunëve të tij? Prandaj, nese mund të flitet në këtë drejtim edhe për UÇK-në, lirisht mund të thuhet,se ka qenë pikërisht UÇK-ja ajo që më së paku e ka pastruar e terrenit nga „radarët e gjallë“ të okupatorit. Arsyet pse është kështu janë të ndryshme:
Se UÇK-ja lindi në rrethana lufte, se kishte fillimisht pak ushtarë dhe me qëllim masovizimi, kriterët për pranim i kishte më të lehta.
Së dyti, në radhët e luftëtarëve kishte sentimentalizëm, prandaj shumë lehtë “hahej intervenimi” se personi X apo Y tani mund të kthehej nga ana jonë.
Dikush pas lufte, ka mundur të përdor edhe metoda të shantazheve, mitos, me qëllim që të shpëtoj kokën e vet apo të afërmi të tij. E tëra kjo është si rezultat i pamundësisë së funksionimit të një vije të qartë komanduese, ku si pasojë, në raste të caktuara, ka rezultuar me mungesë discipline, funksionimi mbi baza të intitucionit të jaranisë, apo ndonjë interesi tjetër.
Të gjitha këto, kanë krijuar mundësinë që “kamerat” e Serbisë të funksionojnë edhe pas luftës, ngase spiunët kanë pasur aftësi të depërtojnë nën lëkurë të disa çlirimtarëve, për të bërë një udhë e dy punë: edhe për t’u hyrë në hater, edhe për ta vazhduar misionin e vjetër, sepse, bashkëpuntorët e Serbisë, si njerëz me bisht në derë, do të detyrohen nga shantazhi serb, që të veprojnë sipas udhëzimeve të saj.
Së këndejmi, lirisht mund të thuhet, pa asnjë dyshim, se strategjia e shumicës së burgosjeve në Kosovë, pas luftës, është e Beogradit. Ajo i shkruan e i ngrit aktakuzat, duke e qitur para aktit të kryer edhe vetë Tribunalin e Hagës. Tribunali, nuk mundet të ja mohoj menjëherë “dëshmitë” Serbisë e shërbimit të saj informativ. Ajo duhet t’i verifikoj ato dëshmi të Serbisë dhe të njerëzve të saj shqipfolës në Kosovë. Është fatmirësi që gjyqtarët e këtij Tribunali, nuk mund të ndikohen nga politika serbe e as të dirigjohen nga BIA-ja.
Lufta për Kosovën po zhvillohet edhe përmes Hagës. Në njërën anë është Serbia me miqtë e saj proserbë dhe në anën tjetër Çlirimtarët e Kosovës. Si argat të Serbisë janë edhe bashkëpunëtorët e djeshëm, të cilët nga fakti se nuk e kishin për turp të bashkëpunonin dje kundër çlirimtarëve, pas largimit fizik të Serbisë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në shërbim të Serbisë në forma të ndryshme, qofshin direkte, qofshin edhe indirekte. Formë direkte është rivendosja e kontakteve me shërbimin e sigurimit serb, kurse forma indirkete, përmes ndonjë shërbimi të huaj në Kosovë. Ata që nuk e kishin për turp dje për Serbinë, sot e kanë për nderë të jenë bashkëpuntorë të ndonjë shërbimi të huaj. Pra, aktorët janë të njëjtë, edhe motivi gjithashtu. Ndryshon vetëm mënyra e qasjes ndaj problemit. Meqenëse në Kosovë ka shumë përfaqësues të shumë shteteve të huaja, rrjedhimisht është e qartë se janë prezente poaq shërbime të huaja. Si rrjedhojë “lojtarët potencial” për spiunime janë bashkëpunëtorët e Serbisë, dmth, “njerëzit që e njohin zanatin”. Por, që përmes këtij zanati e vazhdojnë misionin e vjetër të ‚gazdallarët‘ e ri, duke shpifur e dezinformuar çdo gjë kundër atyre që nuk i ka dashur Serbia as dje, e nuk i do as sot.
Qëllimi i Beogradit është që ta barazoj krimin me krim. Pra ta barazoj viktimën me xhelatin. Kësi soji synonte të ndikoj teqendrat vendosëse dhe tu krijoj një alibi miqëve të saj, që nëbisedimet për statusin e Kosovës, të jenë në krahun e Serbisë.Dhe gjërat dihet si rrodhën. Nuk i doli parashikimi Serbisëpërmes Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, prandaj hulumtojdhe gjeti mënyrën, për të ndihmuar në krijimin e Gjykatës sëHagës për veprim monoetnik. Zhvillimi historic i ngjarjeve tëderitashme, jo vetëm te shqiptarët, s’ka se si mos të ndikojë nëparashtrimin logjik të pyetjeve:
A ka ndonjë bashkëpuntorë, përkatsisht tradhëtar në ndonjështet të botës, që ka deklaruar se unë jam tradhëtar i popullittim? Prandaj edhe në Kosovë asnjë nuk e pranon se ka qenëtradhëtar i popullit të tij. Madje as udbashët shqiptarë(inspektorët) nuk e pranojnë, bile thonë me mburrje, se ata ikanë ndihmuar popullit në raste të caktuara, se si po mos tëkishin qenë ata në vend të tyre do të ishin vetë serbët, etj…
Bashkëpunëtorët e haptë apo të fshehtë, gjithashtu nuk e pranojnë se kanë qenë apo janë tradhëtarë të popullit të vet, prandaj kërkojnë shpëtim politik dhe juridik. Shpëtiminpolitik e kërkojnë te ndonjë subjekt politik, që ka qenë dhevazhdon të jetë kundër luftës së UÇK-së, duke u bërë madjeedhe fanatik të atij subjekti. Kjo gjithsesi ua mundësonrealizimin e detyrave që ua parashtron “gazda i moqëm”. Kurse, shpëtimin juridik e kërkojnë, duke pranuar të bëhenlojtarë të dyfishtë: edhe të subjektit politik që formalisht ipërkasin, edhe të ‘gazdës së moqëm’ me të cilin nuk kanëarritur t’i shkëpusin lidhjet. Motivi i subjektit politik, që i kastrehuar si “azilant politik” është që përmes tyre, duke ipërdorur si instrumente denoncuese sipas logjikës udbeske, fiton edhe Serbia edhe subjekti anti UÇK.
Serbia fiton politikisht dhe juridikisht, për ta mohuargjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve në njërën anë, dheduke neutralizuar, e pse jo, edhe duke i menjanuar nga skenapolitike kundërshtarët politikë, me të cilët nuk mund t’irealizojë qëllimet e veta.
Kurse subjekti anti luftë çlirimtare, fiton politikisht, sepseduke i larguar nga skena politike kundërshtarët politik, konsideron se e forcon më shumë në popull pozicionin e vet politik. Për këtë logjikë, nuk ka rëndësi se nga po shkonKosova, me rëndësi është se a janë në pushtet ata diku apo jo. Prandaj “spiunët” kanë instrukcione të dyfishta, edhe ngaSerbia, edhe nga subjekti politik. Serbia i shantazhon edhepërmes kërcnimeve, kurse subjekti politik i shantazhonpërmes rehabilitimeve, duke ua përmirësuar biografinë se “antari i familjes sate nuk ishte tradhëtar”, dhe për këtë do tindihmonin për të krijuar dëshmi, por me kusht, që t’i pranojëinstrukcionet për denoncim të atyre që u konvenon tarafeve tëcaktuara politike, për interesa të momentit. Viktima në këtërast, nga naivitieti dhe lakmia, eventualisht edhe frika, pranontë luaj çfarëdo roli që t’ja caktojnë, pa menduar se si do ta luajatë rol dhe ku mund të përfundoj në fund.
Arrestimet e deritashme, nese asgjë nuk u kanë dhënë për tëkuptuar spiunëve të djeshëm të Serbisë dhe të gjithë njërëzeanti UÇK, por, populli më në fund, po i sheh qartë, se çfarëskenarësh po luhen dhe në kurriz të kujt. Prandaj nuk do tëjetë e largët dita, kur Kosova do të çlirohet edhe nga kjomendësi, për të krijuar institucione të mirëfillta shtetërore tëKosovës, ku si rrjedhojë, nuk duhet të mbetet asnjë individkeqbërës, pa u marrë në përgjëgjësi. Atëherë do ta shohinqartë, (por do të jetë shumë vonë) se si padronët e sotëmpolitik, që i ndërsejnë individ të caktuar, (madje edhe kundërnjëri tjetrit) përmes skenarëve të caktuar, do të distancohen tëparët nga ata duke i lënë në baltë.
Nese vërtet Kosova duhet të bëhet shtet funsional i mirëfilltë, atëherë herdokurë, secili spiun si keqbërës i vjetër dhe secilikeqbërës i ri, duhet të ballafaqohet me gjyqin e pavarur tështetit të Kosovës. Ndryshe asnjë shtet në botë nuk ështëkrijuar duke i falur poshtëristë. Populli që e fal të keqen, nuk e meriton lirinë. Për aq sa nuk luftohet e keqja kombëtare nëmesin e një populli, aq edhe do të shtyhet funksionimi i shtetittë atij populli.
Kjo nuk dmth se dikush ka të drejtë ta marrë drejtësinë nëduar të veta.
Qëndrimi i deritashëm pas lufte i ndonjë medium, që nukpërtonte ta quaj veten edhe kombëtare, është treguesi më imirë i asaj që u tha më lartë. Prandaj, nuk është çudi se tëgjithë ata që dje i ka luftuar Serbia, vazhdon t’i luftoj edhe sot. Ku është dallimi i qëndrimit të “Politikës” e “Borbës” sëBeogradit dhe udhëheqjes së Serbisë, dhe individëve qëvazhdojnë të kenë mendim mohues, ndaj njerëzve të luftësdhe udhëheqësve të saj?
Ku është dallimi mes qëndrimit të Koshtunicës, Tadiqit, Vuqiqit… për bartësit e luftës çlirimtare? Ku është dallimi ikundërshtarëve të luftës së UÇK-së dhe mendësisë serbe edhesot në këtë drejtim? Punën e Serbisë që nuk ishte këtufizikisht, ae kryen disa shqiptarë qofshin në ndonjë subjektpolitik, qofshin jashtë saj, duke u përpjekur, me njerëz tëdëshmuar proserb, për të mbledhur “fakte” gjoja për krimet e UÇK-së në Kosovë.
Po, dallimi deklarativ ekziston, nga se Serbia përmespërfaqësuesve të saj si: Gjingjiqi, Koshtunica, Tadiqi, Vuqiqi, Batiqi etj., që vazhdon të thonë edhe sot me mburrje, se arrestimet e pjestarëve të UÇK-së që nga paslufta, janërezultat edhe i punës së tyre, ndërkohë që dikush ngashqiptarët zgërdhihej e vazhdon të zgërdhihet, e dikush ifërkonte duart nga gëzimi e vazhdon t’i fërkoj akoma, me shpresën se “aletet” do t’i bien dashit në tokë, dhe do tërealizohen ëndrrat e tyre