Shkruan: Shkodran Imeraj
Prof.Dr.Sylë Tahirsylaj (15 gusht 1949 – 16 qershor 2024), i takon plejadës se parë të intelektualëve të Isniqit. I lindur dhe i rritur në Isniq të Deçanit, ai rrjedhe nga një familje patriotike, pinjolli i derës së Tahir Sylës, mjekut i cili i mjekoj plagët e heroit kombëtar Isa Boletini, i plagosur në lufte me forcat e Xhavit Pashës me 1910.
Familja Tahirsylaj, në vazhdimësi ka kontribuar në luftërat për çlirimin kombëtar, qysh nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999. Syla, i doktoruar për meteorologji pranë Universitetit të Tiranës, ishte profesor shumë vjeçar i Universiteti të Prishtinës dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Punën dhe të arriturat shkencore, ai ka lënë gjurmë me rendësi për gjeneratat e reja.