Ish-Anëtari i Shtabit Operativ të UÇK-së, Bislim Zogaj, i ftuar në emisionin N’Demos me Agron Gashin, ka rrëfyer detaje nga atentati me autobombë që iu bë ish-rektorit të dhunshëm të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviç, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se atentatorët e këtij sulmi janë ende gjallë duke mos dashur që t’ua përmend emrat.
“Mbetet për në t’ardhmen” është përgjigjur shkurt Bislim Zogaj i pyetur se kush janë atentatorët ndaj Papoviçit./GazetaDemos/
Në vijim ndiqeni videon nga kjo pjesë e rrëfimit të Bislim Zogajt N’Demos: