sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush është Jeff Hovenier që u nominua për ambasador të ri të ShBA’së në Kosovë

    03/07/2021 06:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi është bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

    Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

    Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

    Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

    Nominimi i tij duhet të konfirmohet nga ana e Senatit amerikan.

    Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

    “Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

    Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    “Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

    Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndësonte, ambasadorin e tanishëm, Philip Kosnett.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett e ka uruar Hovenier për nominimin që të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA-së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

    Të Fundit

    Kurti: Shoqërimi i kryetarëve me Polici s’ishte vendim politik por i organeve të sigurisë

    Krasniqi: Me Kurtin kryeministër kemi vetëm telashe e kriza

    Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

    Kai Havertz rishfaqet si objektiv i Real Madridit

    Krasniqi: Kurti do të tërhiqet, vetëm sa e ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët në Veri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.