Ish-presidenti Hashim Thaçi e ka lënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij me gjendje të rënduar shëndetësore.
Në dalje, afër Thaçit ishte doktori Adriatik Berisha.
Ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin.
Në fund të vizitës, një pjesëtar stafit që e përcolli Thaçin, e luti atë të ndalej dhe bisedoi diçka me të.
Siç merret vesh, Thaçi në dhomë nuk ka qëndruar i vetëm me babin e tij, aty kanë qenë stafi nga Haga, një përkthyes dhe mjekët.