Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Kush është boksieri Florian Marku? Sherri në Selanik, burgosjet në Greqi dhe Austri

    18/12/2024 22:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ishin të shumtë ata që u bën krenar sot nga suksesi i Florian Markut por pak e dijnë se si mbërriti deri këtu boksieri shqiptarë. Pasi lindi në Lushnje familja e tij pas viteve 90’, u zhvendos në Selanik të Greqisë. Në një rrëfim për mediat greke ai tregon jetën e tij prej emigranti në shtetin helen e më pas karrierën sportive.

    “Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote”, kishte thëne Marku.

    Pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

    ‘Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rus në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, deklaronte Marku.

    Florian Marku e ka provuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa hekurave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.

    Si u arrestua në Austri?

    “Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha, tha Marku”.

    Në burgun e Selanikut, Marku e kaloi i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.

    Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.

    28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet përsëri Florian Marku, kësaj radhe në Londër

    Florian Marku konfirmon meçin e radhës, mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

    Marku me bashkëshorte nis pushimet në këtë vend luksoz (FOTO)

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.