Florian Marku është deklaruar pas fitores ndaj Chris Jenkins, duke e falënderuar atë për meçin e dhuruar.
Boksieri shqiptar triumfoi në raundin e katërt me nokaut, duke mbrojtur titullin IBF, derisa ka kërkuar përballje me Amir Khanin.
“Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, tha ai.
Por, kush është Amir Khan?
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.
Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealth-it për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.