Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush duhet të flasë për rastin Kumanova? Rrëfehet Ali Ahmeti

    20/03/2022 13:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin n’Demos ka folur lidhur me rastin Kumanova, shkruan GazetaDemos.

    Ahmeti tha se ndërgjegja e tij është e pastër dhe nuk ka bërë diçka me hile.

    “Kam qenë shumë i sinqertë, shumë transparent, unë i kam njohur, i kam pasë bashkëluftarë dhe nuk është e lehtë të humbësh bashkëluftarë”, u shpreh ai në emisionin n’Demos.

    Tutje Ahmeti tha se ka kërkuar që nga fillimi që ky rast të jetë në hetim ndërkombëtar.

    “Kam kërkuar që ky proces të përsëritet, që ky proces të vëzhgohet nga komuniteti ndërkombëtar, dhe kam kërkuar, ka qenë zv. sekretarja e shtetit znj. Victoria Nuland në atë periudhë dhe i them; a ka mundësi të na ndihmoni në diçka, një hetim i pavarur të bëhet nga institucionet me relevancë ndërkombëtare, po në këtë rast nga CIA dhe FBI”, tha ai.

    Ahmeti gjithashtu tha se personat që po vuajnë dënimin janë ata që duhet të flasin lidhur me rastin Kumanova.

    “Këta që janë në vuajtje të dënimit duhet ta thonë të vërtetën, sepse nuk mund ne të shërbehemi me paragjykime, me teori konspirative, sepse akoma keqpërdoren këta njerëz”, potencoi kreu i BDI-së.

    Mes tjerash ai tha se ky rast duhet të hetohet në detaje, sepse të përfshirët në rastin Kumanova po keqpërdoren nga personat që kanë synime të arrijnë qëllimet e tyre në pushtet./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Ali Ahmeti bashkë me ish-ministrin Mehaj takohen me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    Ali Ahmeti: Kanë kërkuar të më vrasin politikisht

    Ahmeti: S’jam politikan i salloneve dhe biskotave, nuk lejoj të preket shqipja

    Të Fundit

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.