Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kusari: Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së

    25/07/2022 17:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka monitoruar gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të transmetuesit publik, thotë se partia në pushtet po tenton ta shkatërrojë bordin e RTK-së.

    Po bëhet intervistimi i kandidatëve për të plotësuar bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Kusari, e cila kishte përgëzuar zgjedhjen e anëtarëve të parë të bordit të ri, thotë se tani po tentohet të shkatërrohet ky bord.

    “Procesi ka qenë jashtëzakonisht joprofesional (nga ana e deputetëve të shumicës) dhe jotransparent. Nivel i thellë i regresit në transprencë dhe organizim krahasuar me procesin e parë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së në nëntor të vitit të kaluar, i cili ishte organizuar në mënyrë fantastike”, ka shkruar të hënën Kusari në Facebook.

    Ajo thotë se intervistimi i kandidatëve është bërë në mënyrë joprofesionale dhe jomeritore. Kusari ka përmendur emrat e deputetëve, pjesë e komisionit ad hoc, të cilët, sipas saj, janë përgjegjës në vlerësimin joprofesional.

    Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i juristes:

    Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së.

    Sot kam monitoru intervistimin e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së (plotësim i bordit).

    Procesi ka qenë jashtëzakonisht joprofesional (nga ana e deputetëve të shumicës) dhe jotransparent. Nivel i thellë i regresit në transprencë dhe organizim krahasuar me procesin e parë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së në nëntor të vitit të kaluar, i cili ishte organizuar në mënyrë fantastike.

    Poentimi i kandidatëve është bërë në mënyrë jotransparente dhe absolutisht jomeritore. Absolutisht jomeritore.

    Po ashtu, intervistimi është bërë duke shkelur praktikën e britanikëve, meqë kandidatëve u janë bërë pyetje të ndryshme, metodë kjo që nuk lejon vlerësim objektiv dhe profesional dhe bëhet me agjendë të caktuar politike. Agjendë kjo që u dëshmua.

    Është e papranueshme që në njërën anë të bëhet ftesë për aplikime në rekrutime publike duke premtuar meritokraci dhe duke ftuar profesionistë që të aplikojnë e në anën tjetër të montohen procese në të cilat kandidatët nuk vlerësohen në baza meritore.

    Vetëm VV-ja ka aftësi që me e shkatërru punën e saj të mirë që e ka bo me RTK-në deri më tani.

    Ky zhvillim do të pasqyrohet në detaje në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

    Deputetet përgjegjës janë: Fitim Hajrizi (kryetar i komisionit ad hoc), Arbëreshë Kryeziu, Njazi Isaku, Ergjan Galushi, Besim Muzaqi.

    Vendim i drejtë i deputetes së AAK-së Albana Bytyqi dhe deputetit të LDK-së Agim Veliu që kanë paralajmëruar që nuk do ta nënshkruajnë procesverbalin.

    Procesi duhet të përsëritet nëse VV nuk dëshiron që ta shkatërrojë punën e mrekullueshme që ka bo deri më tani me RTK.

    Artikuj të ngjashëm

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Flutura Kusari takohet me nënën e Liridona Ademajt për ”Bajram”

    Kusari: Idetë e kryeministrit janë të gabuara – le të sigurohet t’i ndalë sulmet verbale

    Të Fundit

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

    Besian Mustafa për zjarret në komuna: Mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër

    Kurti “thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit” gjatë takimit me shefin e zyrës së BE

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.