Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kusari: Projektligji i ri për KPM-në, tendencë për t’i kontrolluar mediat

    08/04/2024 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave ka një mori problemesh.

    Sipas Kusarit qëllimi i këtij projektligji është ushtrimi i kontrollit mbi mediat.

    ”Projektligji për KPM-në ka shumë probleme, por kryesori është ideja me i kontrollu mediat përmes regjistrimit që quhet vullnetar, por nuk është vullnetar apo licencimit, është e pamenduar mirë, nuk funksionon në praktikë, qëllimi është i keq, dhe jam e bindur se projektligji ka me u bo ligj, sepse ashtu ka vendosur partia dhe ashtu do të bëhet”, tha Kusari në Rubikon.

    Kusari shtoi se edhe Shqipëria e kishte ndërmarrë iniciativën e njëjtë para disa vitesh, por se ishte tërhequr pas reagimit të organizatave ndërkombëtare, ndërsa shtoi së në Kosovë kalimi i këtij ligji tashmë është punë e kryer.

    ”Tri vjet të jetës ia kam përkushtu avokimit kundër një iniciative të njëjtë në Shqipëri, dhe ka qenë vështirë me bindë Edi Ramën që ai të tërhiqet nga kjo iniciativë, por ai u bind kur doli edhe Këshilli i Evropës, kur dolën të gjithë edhe BE-ja thanë nuk bën kështu. Te ne mesazhi te pushteti ka shku se është gabim, nuk duhet të bëhet. Ajo që unë e kuptova në dëgjim publik është se ata kanë vendosë, numrat i kanë dhe ligji do të bëhet”, tha Kusari.

    Kusari renditi arsyet përse sipas saj ky ligj nuk mund të funksionoj në praktikë, dhe shtoi se i njëjti është hartuar fshehurazi, pa konsultime paraprake me shoqërinë civile.

    ”Në praktikë nuk mund të zbatohet, KPM-ja i ka 6-7 persona me i monitoru televizionet  dhe radiot, buxhetin nuk e kanë rritur, pra i bije KPM-ja me i monitoru të gjitha mediat online, kjo ka me shkaktu njëfarë kaosi në vetvete, që në fund mund të jetë e dëmshme, efekti të cilin e ka menduar kushdo që e ka pasur idenë e këtij ligji nuk ka me e mbërri, por faturën do ta paguajmë…qëllimi ka qenë i keq, s’mund të ketë asnjë ligj qëllim të mirë nëse është bërë fshehurazi, projektligji bëhet i mirë kur e bën një grup me shoqërinë civile, ky është standard bazik në demokraci”, tha Kusari në Rubikon të Klan Kosovës.

    Kusari shtoi se heqja e nenit i cili ua ndalon partive politike dhe bashkësive fetare që të hapin televizione është një nga problemet e projektligjit të ri për KPM-në.

    ”Problemi tjetër është që aktualisht ligji për KPM ua ndalon partive politike edhe bashkësive fetare me hapë televizion, ky ligj nuk e lejon një parti e cila mund të ketë miliona që me hap një televizion dhe pastaj ai televizion me pasë më shumë ndikim sesa televizionet e pavarura, dhe atë nen e kanë heqë, kështu që ne do të kemi TV LVV, TV PDK,  TV LDK, TV AAK, TV BIK, etj kjo pritet të ndodhë dhe afati kohor është qershor kështu që së shpejti”, tha Kusari.

    Artikuj të ngjashëm

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Flutura Kusari takohet me nënën e Liridona Ademajt për ”Bajram”

    Kusari: Idetë e kryeministrit janë të gabuara – le të sigurohet t’i ndalë sulmet verbale

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.